Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Në këtë libër Shejhu i mirënjohur, AbdulMuhsin El Abbad, flet rreth obligimit për trajtimin me butësi dhe mirësi të pasuesve të Sunetit dhe mosashpërsisë ndaj tyre në sjellje, dave dhe gjithashtu gjatë urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja në mesin e tyre.Autor : Abdul Muhsin b. Hamed El Abbad El Bedr
Përkthim : Bilal Shkrepi
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354736
Random Books
- Ndihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetëNdihmëtar në kuptimin e xhuzit të tridhjetë: Ky libër veçohet për: 1. Komentin e qartë të pjesës së fundi të Kuranin, larg paqartësive dhe mospajtimeve duke qenë kësisoj i përshtatshëm për të gjitha nivelet. 2. Të shprehurit e qartë të autorit sidomos në sqarimin e kuptimit të përgjithshëm. 3. I ka ndarë kaptinat e gjata në pjesë ashtu që të jetë më i lehtë studimi dhe kuptimi i tyre. 3. I ka sqaruar fjalët e nevojshme për sqarim ashtu siç janë përmendur në sure. 4. Pas çdo pjese sjell pyetje dhe ushtrime rreth asaj që është prezantuar në atë pjesë.
Autor : Zejd Umer Abdullah El Is
Source : http://www.islamhouse.com/p/306582
- Shpjegimi i tre parimeve bazë të Islamit-
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Botuesi : Uebfaqja Sajd El Fevaid - www.saaid.net
Source : http://www.islamhouse.com/p/156162
- Nektari i vulosur i XhenetitNevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.
Autor : Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri
Source : http://www.islamhouse.com/p/289730
- Bëhu Musliman ProduktivKy libër është përmbledhje e 2 viteve të mendimeve produktive, ideve dhe këshillave. I përpiluar nga një mori artikujsh të zgjedhur dhe me një dizajn shumë tërheqës, ka përmbledhur rregulla dhe udhëzime të ndryshme të cilat ia mundësojnë muslimanit të jetë produktiv dhe dobiprurës në jetën e tij.
Botuesi : Uebfaqja 'Muslimani Produktiv' - http://www.productivemuslim.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/354812
- Fragmente nga jeta e SahabëveKy libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.
Autor : Abdurr-Rrahman Rafet Basha
Source : http://www.islamhouse.com/p/289724












